Në kalimtare ka mbetur e plagosur këtë të martë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi gjatë pasdites, në rrugën “George Bush”, në zonën e Parlamentit.

Burime për

tvklan.al

thonë se 20-vjeçarja po kalonte rrugën kur u përplas nga një i ri, i cili lëvizte me motor.

Menjëherë në ndihmë të saj shkuan qytetarë të shumtë, të cilët siç mund të shihet edhe në këto pamje, i dhanë të resë ndihmën e parë.

Më pas, ajo u transportua me ambulancë drejt spitalit, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e motorit, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al