Prej vitesh në Amerikë, këngëtarja Bleona Qereti nuk resht së surprizuari, e padyshim as së provuari gjëra të reja. Këtë herë, ajo është bërë pjesë e një filmi ku luan aktori me famë botërore Nicolas Cage.

Kështu, këngëtarja shqiptare shfaqet në një sekuencë të shkurtër në filmin hollivudian “211”.

E veshur me këmishë të bardhë e me dekolte të hapur, ajo ndodhet në një lokal sëbashku me disa mikesha kur një breshëri arme i ngre në këmbë dhe nisin të vrapojnë.

Në këtë sekuencë të shkurtër, Bleona mund të dëgjohet teksa në panik thërret “Oh my God”.

Ka qenë vetë 39-vjeçarja që e ka ndarë lajmin me të gjithë fansat në rrjetet sociale, ku ka postuar edhe klipin e shkurtër.

“Ishte një nder i madh që të ishte pjesë e këtij projekti. Faleminderit nga zemra @mkives @yonileh @gisellamarengo. Fansat e mi të dashur filmi 211 sapo ka dalë në të gjitha platformat digitale. #211 #nicolascage”,

shkruan Bleona.

/tvklan.al