Situata nga përmbytjet po shkon drejt përmirësimit. Dy banorë u evakuuan mëngjesin e sotëm në Novoselë, ndërsa rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura ndodhen në terren në këtë zonë, në Levan e Ferras.

Në një njoftim mëngjesin e kësaj të hëne, Ministria e Mbrojtjes thotë se ka një rënie të nivelit të ujit në gjithë pellgun Levan-Ura e Mifolit-Novoselë.

Një kontigjent i Forcave të Armatosura dhe dy pompa thithëse uji janë nisur për në fshatin Darëzezë, pasi të ketë grumbullim të ujit gjatë ditës së sotme.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama, në rrjetet sociale postoi pamjet e operacionit të shpëtimit të dy personave në Selenicë.

“Mirmëngjes dhe me këto pamje të operacionit të shpëtimit të dy qytetarëve në Armenas të Selenicës nga efektivët e Forcës Ajrore të FA, ju uroj një ditë të mbarë”,

shkruajti kreu i qeverisë.

/tvklan.al