Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas shembjes së një ndërtese në portin e vjetër të Patras në Greqi.

Sipas gazetës “protothema”, viktima është një emigrant 25-vjeçar nga Algjeria. Ai ishte strehuar brenda godinës së vjetruar që u shemb, rrënojat e së cilët e zunë përsipër. Trupi i tij i pajetë u nxorr nga forcat e zjarrfikësve.

Ndërsa, i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Godinat në portin e vjetër të Patras ishin parashikuar për t’u shembur nga autoritetet brenda 3-mujorit të ardhshëm.

/tvklan.al