Kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar një rast të ngacmimit seksual, kur një burrë del nga makina dhe vrapon pas një gruaje.

Ngjarja është regjistruar në Buzios të Brazilit. Sikurse duket në video, i dyshuari ndalon makinën në anë të rrugës dhe del nudo. Aty pranë kalonte një grua, me të cilën tenton të bisedojë.

Ai i flet disa herë, por gruaja e shpërfill dhe largohet nxitimthi. Burri shihet duke e ndjekur nga pas, ndërsa gruaja vrapon të shpëtojë. Kamerat e sigurisë së rrugës nuk kanë arritur të regjistrojnë momentin kur burri i dyshuar arrin të kapë gruan. Britmat e saj dhe thirrjet për ndihmë bënë gruaja të shpëtojë.

Më pas i dyshuari u arratis. Policia u vu menjëherë në lëvizje për të arrestuar autorin. Ky i fundit u identifikua nga targat e makinës, por edhe nga disa kamera të tjera në rrugët e qytetit, ku ishte filmuar duke u larguar me shpejtësi pasi tentoi të përdhunonte gruan. Ai u arrestua brenda disa orësh dhe u akuzua për ngacmim seksual. /tvklan.al