Një shpërthim ka ndodhur në një shkollë në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Ndërtesa gjithashtu ka pësuar shembje, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e shpëtimit. Autoritetet thonë se të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë bllokuar nën rrënoja.

Nga ana tjetër, zjarrfikësit janë duke punuar për të shuar flakët e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i gazit. Shpërthimi ndodhi në Akademinë Minnehaha, një shkollë private kristiane ku studiojnë 832 persona.

/tvklan.al