Teksa vera vjen ne kërkojmë gjithnjë e më shumë ushqime të shpejta, por edhe të freskëta.

Sot në rubrikën “me duart e Kristit” në emisionin “Kush vjen për drekë”, blogerja e ushqimit Kristi Janku ndryshe nga java e kaluar, kishte zgjedhur të ndajë me të gjithë informacion lidhur me ushqimet që nuk duhet të konsumojmë në ditët e nxehta.

Por cilat janë këto ushqime?

-Brumërat e skuqur. Ato janë një zgjidhje e gabuar, kanë shumë vaj dhe çdo gjë kalon në nxehtësinë e skuqjes. Në vend të petullave të mbushura dhe të skuqura ju mund të konsumoni një hamburger me perime të freskëta.

-Kokteilet. Ato janë të mbushur me ëmbëlsues dhe kanë kalori marramendëse. Duken freskuese, por në fakt nuk janë. Ju mund të zgjidhni alkool të pastër shoqëruar me zhveps.

-Akulli me shije. Ashtu si kokteilet edhe akulli me shije frutash është i mbuluar me ngjyrues dhe koncentratë të panevojshëm. Në vend të tyre lejojini vetes një akullore.

-Fruta deti të skuqura. Ato janë shija e verës, por përse t’i shkatërrojmë ato duke i kaluar në skuqje. Në vend të friturës ju mund të porosisni sallatë të ftohtë deti.

/tvklan.al