Konflikti që i mori jetën një 28-vjeçarit Kolë Fermosi në Hot të Ri të Shkodrës, ka nisur nga tavolina e lokalit ku autori dhe viktima po pinin sëbashku.

Sipas policisë, dy të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin në gjendje të dehur.

“ABC News” raporton se pasi dolën jashtë lokalit, autori i dyshuar, 27-vjeçari Kristian Shkambi e goditi me thikë 28-vjeçarin Kolë Fermosi.

 

Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm gjysmë ore pas mesnate në fshatin në Hot të Ri.

Policia arrestoi menjëherë pas krimit autorin e dyshuar të vrasjes./tvklan.al