Një balenë e vogël pati fatin e keq që të përfundonte në breg të detit, duke rënë pre e banorëve të zonës të cilët e copëtuan të gjallë dhe e hëngrën.

Në një video të publikuar në internet, shihen një grup burrash që marrin mishin e gjitarit.

Siç shkruan “The Sun”, balena ishte ende gjallë kur përfundoi në bregun e qytezës së Bolshoy Kamen në Rusi. Por në vend se të kërkonin ndihmë për ta shpëtuar, banorët e zonës vendosën që ta përdornin mishin e krijesës 5 metra të gjatë për t’u ushqyer.

Këto pamje kanë shkaktuar reagime të ashpra në internet, jo vetëm nga aktivistët në mbrojtje të kafshëve, por edhe nga përdorues në rrjete sociale.

Shumë e kanë konsideruar kafshërore sjelljen e këtyre banorëve, ndërsa të tjerë kanë vënë në dukje ironinë, që teksa pjesa tjetër e botës është e përkushtuar për t’i shpëtuar balenat, këta e janë mendjen tek ushqimi. /tvklan.al