Nikolas Hamzai, 28 – vjeç, banues në Sarandë është u arrestua në flagrancë, pasi në makinën e tij u gjet, 7.5 kilogramë cannabis.

Policia e ndaloi atë në aksin rrugor Tepelenë – Progonat, në kryqëzimin e rrugës që të çon në këtë fshat.

https://www.youtube.com//embed/dRJP1iThH4g

Nga kontrolli i mjetit rezultoi se në pjesën poshtë sediljeve të para ishte përshtatur një hapësirë brenda së cilës u konstatuan 7 pako me cannabis sattiva të mbështjella me qeska dhe me natriban me peshë totale 7.5 kg. Lëndën narkotike 28 – vjeçari po e transportonte në drejtim të Sarandës.

Tv Klan