Zhduken rreth tetëdhjetë e pesë milionë lek të reja nga një agjensi e Bankës së Kursimeve në Tiranë. Kontrolli i befasishëm pas një sinjalizimi në ktë arkë të depozitave nga drejtuesi Kamberi nxorri në pah vjedhjen e bërë nga fallsifikimi i dokumentave. Është bërë kontrolli financiar e auditit të bankës në pika të ndryshme të shërbimit ku akuzohen punonjës të ksaj agjensie. Katër të pushuar nga puna dhe shtatë të pezulluar. Pas denoncimit prokuroria po merret e po punon mbi dokumentacionin por është e vonuar në gjetjen e fajtorve. Drejtori konfirmon se është rast i rëndë por jo i paparë, vjedhje të ksaj forme kanë ndodhur.
Ardian Kamberi: “ Ktu ka nji nji koperim dy-tre punonjsish të cilët kanë shkelur rregullat e bankës. Natyrisht që kto shkelje krijojnë edhe, ëë, hapsirën për t’i verifikuar e për t’i parë. Jemi në procesin e verifikimit dhe natyrisht duke qënë se banka është edhe në procesin e kalimit të pronësisë, partnerët e ardhshëm të bankës që është Raifaizen Bank (Raiffeisen Bank) është e informuar totalisht me gjithë ngjarjen. Natyrisht që kemi ndarë të njëjtin opinion me ta. Janë ndodhira që ndodhin në banka, ka ndodhur në Bankën e Kursimeve vite përpara, ndodhin edhe në bankat e huaja, pra, por e rëndishme është që ne duhet të jemi seriozë me verifikimin, unë jam shumë i suguruar që ne jemi të lokalizuar. Është thjesht thyerje e procedurave të bankës, domethënë nuk janë respektuar firmosje dokumenti me nji, dy, tre veta saç janë proceduar për transaksione të ndryshme, ata kanë kanë manipuluar me firmat. “
Gjithça ka ndodhur në kohën kur Banka e Kursimeve është në proçesin e privatizimit. Pronarët e rinj të Rifaizën Bank (Raiffeisen Bank) janë informuar e ballafaquar me eksperiencat e ngjajshme të sistemit bankar .
Ardian Kamberi: “ Banka mund të marri pezullim, largim nga puna dhe ngarkim të dëmit që mund t’krijohet, ëë, e para, e dyta dhe e treta jaë të ekzekutushme dhe po ekzekutohen nga banka, ëë, masa të tjera pastaj i takojnë organeve t’tjera.”
Pra është vënë dorë në bankë dhe jo në depozitat e qytetarve saktëson drejtori i Bankës së Kursimeve. /tvklan.al