Një pikturë e Vincent van Gogh u vodh brenda një muzeu holandez i cili ishte mbyllur për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Piktura “Lentetuin”, e njohur ndryshe “Kopshti Pranveror” u krijuar në vitin 1884  dhe ishte marrë me qira nga muzeu i Groninger, raporton CNN.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Muzeut Sinder, Evert Van Os, ndërsa dha lajmin për vjedhjen e veprës së piktorit të njohur, u shpreh se janë shumë të mërzitur dhe të nevrikosur pas kësaj ngjarjeje. /tvklan.al