Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon të zhvilloje rekrutime të reja jo vetëm për elektricistë dhe inxhinierë, por edhe profile juristë dhe të specializuarit në fushën e IT-së.

Të gjitha këto vende vakante pune dhe profile janë të publikuara në faqen zyrtare të OSHEE Grup në mënyrë të detajuar për të gjitha zonat e Shqipërisë.

Nga ana tjeter është përmbyllur faza e parë e testimeve me shkrim për vendet vakante për elektricist pas shpalljes së 240 vendeve të lira për këtë profil, ku qindra të rinj aplikuan në platformën e punësimit të OSHEE.AL, sipas kritereve të përcaktuara dhe përshkrimeve.

Faza e dytë, që do të zhvillohet këtë javë parashikon testimin përmes intervistës (pyetje-përgjigje) për Elektricist të linjave të tensionit të mesëm dhe të ulët, si dhe për ato të linjave të tensionit të lartë dhe operator nënstacioni.

Kjo është fushata e dytë e rekrutimeve në OSHEE, e cila për punonjësit e terrenit ka rritur pagën me 30%, për të nxitur sa më shumë të rinjte dhe të rejat që t’i bashkohen kësaj ndërmarrje duke i dhënë një dinamike të re sektorit të energjisë në vendin tonë.

Klan News