Pritet vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme dhe zgjedhjet

Pas gati një muaj e gjysmë, në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me Covid-19, është më i lartë se ai i të shëruarve. Autoritetet shëndetësore thonë se do të angazhohen në detektimin dhe regjistrimin e të infektuarve të rinj. Shqetësuese paraqiten të dhënat e rrejshme.

“Shtipi dhe Tetova ngadalë qetësohen, mbetet Shkupi, posaçërisht lagjja Çair, ku mjekët përballen me të dhëna të rrejshme. Ka edhe shkelje të masës për vetëizolim dhe mbrojtje personale.”

Nesër Presidenti Pendarovski duhet të bëjë publike nëse do të vazhdohet ose jo situata e jashtëzakonshme. Nga vendimi varet data e zgjedhjeve.

“Unë ende shpresoj se komunikimi në mes partive politike do të vazhdojë në ditët në vazhdim, ende mendoj se ka hapësirë për një proces të drejtë, proces gjithëpërfshirës më 5 Korrik”.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ngarkuar MPB-në dhe KSHZ-në që t’i vazhdojnë përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve, kurse dekretin për zgjedhje në kushte pandemie ua ka dorëzuar partive politike dhe Presidentit Pendarovski.

Tv Klan