Vijon procesi i rindërtimit nga tërmeti



Vijon procesi i rindërtimit nga tërmeti

22:05 20/01/2021

Ahmetaj: Punohet në 80% të kantiereve

Qeveria flet me tone optimiste për ecurinë e procesit të rindërtimit. Vetë ministri siguron se aktualisht në afro 80 përqind të zonave ku është piketuar ndërtimi i pallateve ka nisur hedhja e themeleve ndërsa brenda javës tjetër nis procedura dhe për lidhjen e kontratave për pallatet që do të ndërtohen në Durrës nga fondi i Abudabit.

Ndërkohë në Vorë ku dëmet kanë qenë të konsiderueshme ka nisur shembja e pallateve të konsideruar DS4. Kryeministri pamjen e kantiereve të ndërtimit e krahason me situatën që ata trashëguan në çdo sektor nga paraardhësit kur morën qeverinë.

Në Vorë ka përfunduar dhe ndërtimi nga themelet i kopshtit Muçaj.

Tv Klan






Të ngjashme