Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në Urgjencën e Pediatrisë, ende nuk reshtin vizitat e fëmijëve me temperaturë të lartë, dhimbje në mushkëri dhe kollë e fortë, simptoma që qarkullojnë prej dy muajsh. Sipas shefit Pediatër, Durim Bebeci, këtu çdo ditë kërkojnë ndihmë mjekësore 150 fëmijë. Problemi kryesor për këta fëmijë janë virozat në aparatin e frymëmarrjes dhe aparatin tretës.

Instituti i Shëndetit Publik, sipas doktor Bebecit, nuk ka informuar dhe dhënë udhëzime mbi këtë virus. E vetmja ndërhyrje është kurimi me serum, ulja e temperaturës dhe përdorimi i lëngjeve. Megjithëse nuk ekziston një program vaksinimi për gripin, në farmaci shiten vaksina antigrip, por që për pediatrin Bebeci, përdorimi i tyre tashmë duket pa vlerë, pasi ky vaksinim fillon në vjeshtë përpara rënies së epidemive./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti