Një virus i ri sulmon sisitemet Android. Është i maskuar si një përditësim i smartphon-it, dhe në momentin që hyn në të, mund të marrë kontrollin e plotë.

Ky virus, shpjegojnë kërkuesit e sistemit të sigurisë, kërkon veprim të vetë përdoruesit, që duhet të plotësojë një sërë komandash, përfshirë edhe informacione, të cilat mbërrijnë në një server të krijuesve.

Në bazë të hetimeve të kryera deri tani, ky program mund të vjedhë informacionet personale të telefonit tonë, si mesazhe, kontakte, detaje, kronologji të kërkimeve, por mund edhe të regjistrojë telefonata, tinguj nga mikrofoni mjedisor, dhe të shkrepë edhe foto nga të gjitha kamerat e aparatit celular. Gjithçka ndodh pa u kuptuar nga përdoruesi, dhe e vemtja ikonë që duket në të është logoja e Google, me dixhiturën ‘searching for update’.

Sipas drejtuesit të komanisë Zimperium që e ka zbuluar, ky virus mund të jetë pjesë e një sulmi të përqëndruar e të mirëmenduar. Ai thekson se është më i sofistikuari i realizuar deri më sot, dhe padyshim mund të jetë nevojitur shumë kohë për ta krijuar.

Ndërkohë po punohet për të gjetur një zgjidhje sa më parë të jetë e mundur për këtë virus të ri që prek sisitemet android të smartphon-ëve në mbarë botën.

Klan News