Hera e fundit kur Justin Bieber kishte sjellë një këngë të re solo ka qenë viti 2016. Por këngëtari, në këtë fillim vit është rikthyer me një produksion të ri muzikor të titulluar “Yummy”.

Kjo këngë është shkëputur nga albumi i tij, që pritet të publikohet në ditët në vijim.

Në lidhje me këtë Justin është shprehur: Ndjehem sikur kjo është e ndryshme nga albumet e mëparshme, për shkak të pozicionit në të cilin unë jam në jetën time. Jam i emocionuar që do performoj në turne. Si njerëz ne nuk jemi perfektë. E kaluara ime, gabimet e mia, të gjitha gjërat që kam kaluar. Unë besoj se jam aty ku duhet të isha dhe Zoti po më drejton atje ku ai do që të jem./tvklan.al