Nata e dytë  e spektaklit “Love Story” në TV Klan është shoqëruar me emocione të forta ku nuk munguan as lotët.

Përveç Kleas dhe Julit që ishin dy vajzat e eliminuara të mbrëmjes, lotët shoqëruan edhe takimin mes Vivien dhe Saimirit, teksa bukuroshja nga Durrësi u prek në momentin kur rrëfeu për të atin që ishte ndarë nga jeta kur ajo ishte ende një fëmijë.

E pyetur nga gazetarja e “Daily Love Story” se përse vendosi të hapej aq shpejtë me Saimirin, Vivien ka argumentuar se kështu vendosen bazat e forta të fillimit.

Do flisja për familjen time dhe ajo është një pjesë shumë delikate, kështu që patjetër duhet ta shprehja. E kisha me siklet se është fillimi me Saimrin, por më mirë tani sepse kështu vendosen ato bazat e fillimit që të jenë të forta dhe mos luajnë vendit. Themelet janë gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Vivien.

Më tej, 27-vjeçarja ka shprehur dëshirën për ta parë Saimirin edhe me vajzat e tjera në mënyrë që të kuptojë edhe reagimin që ajo do të ketë, duke qenë se tashmë e ka cilësuar veten si “shumë xheloze”.

“Edhe unë xhelozja dua të shoh Saimirin me vajzat e tjera si do sillet, që të shoh si do reagoj”, ka theksuar Vivien.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për dy vajzat e eliminuara, teksa ka treguar se nuk e priste largimin e Kleas, duke qenë se dukej një person i sigurt në vetvete.

“Për Julin të them të drejtën e prisja pak, po për Klean nuk e prisja, ndoshta ngaqë është karakteri i saj që është e sigurt në vetvete dhe na e kishte transmetuar atë sigurinë, por ishte një ndjesi shumë e keqe, dhe unë që isha mbrapa që e kisha marrë trëndafilin, ishte ndjesi shumë e keqe, nuk ia uroj asnjeriu”, ka thënë Vivien.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al