“Halili dhe Hajria” baleti i parë shqiptar me muzikë të Tish Daija dhe libretë të Panajot Kanaçi ka zbritur sërisht pas 20 vjetësh mungesë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Dhe pikërisht ashtu si 20 vjet më parë hiret burrërore të heroit kryesor Halilit janë interpretuar mjeshtërisht nga Ilir Kerni, i cili ka festuar dhe 25 vjetorin e karrierës së tij artistike. Kjo ishte shfaqa e parë e plotë në teatrin Shqiptarë që pas largimit të tij në vitet 90. Premiera e djeshme ka patur një domethënie të veçantë për artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit, ajo vjen pikërisht në 50 vjetorin e artë të këtij teatri dhe mbi të gjitha ishte një homazh i veçantë për kompozitorin Tish Daija i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Mjaft të arrira kan qënë skenat masive të baletit të cilat dominonin pjesën më të madhe të shfaqes, si dhe interpretimi i Hajries nga balerian Enada Hoxha. Por pas duartrokitjeve të djeshme asgjë nuk ka përfunduar, “Halili dhe Hajria” do të vijë në skenë sërisht sot me një trrup tjetër balerinësh, ku peshën e interpretimit të Halilit do ta marrë në supe balerini Ezdalin Gorani.

Ezdalin Gorani: “Me këtë balet është hasur vështirësi me rritjen e figurës artistike, megjithatë më punën e detajuar që është bërë nga koreografi Alia, jo vetëm në rolin tim por edhe rolet e personazheve të tjera, që është gjëja kryesore, që të gjithë të kthehemi, sepse shfaqen e fundit kemi pasur baletin “Esmeralda”, i cili ka qënë një balet bashkëkohor, ndërësa ky është një balet i një epoke të shkuar ku natyrisht është e vështirë të arrihen figurat artistike dhe çdo personazh të krijojë një rol të vetin, një figurë të vetën artistike”./tvklan.al