Vladimir Putin bëri këtë të Martë, betimin si president për herë të 5-të në çerek shekulli domimin absolut prej tij në politikën e Rusisë.

Pas fitores me 88% të votave në zgjedhjet e Marsit, 72-vjeçari bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë, në një ceremoni ku të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të politikës dhe institucioneve shtetërore, përfaqësues të vendeve mike me Rusinë, por jo ata të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve perëndimore, me të cilët, marrëdhëniet kanë hyrë në një periudhë tensionesh të larta prej luftës në Ukrainë.

Shefi i Kremlinit u shpreh i hapur për të zhvilluar sërish marrëdhëniet me ta, por në kushte të barabarta, siç e theksoi.

Vladimir Putin, President i Rusisë: Ne nuk e refuzojmë dialogun me vendet perëndimore. Dialogu për stabilitetin dhe sigurinë është i mundur, por jo nga pozitat e forcës, pa arrogancë e snobizëm, por vetëm në kushte të barabarta.

Komentet e Putinit vijnë në një moment, kur kërcënimet e ndërsjella për luftë mes Rusisë dhe Perëndimit janë të larta, pas deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron dhe sekretarit të jashtëm britanik David Cameron, për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë.

Të Hënën, Moska kërcënoi se do të godasë objektivat ushtarake britanike kudo ku ndodhen, nëse përbëjnë kërcënim për sigurinë e Rusisë, pasi Cameron tha se Ukraina mund të përdorë armë britanike për të goditur rusët.

Tv Klan