Veshja më e hershme në Shqipëri, e mbrojtur nga UNESCO, xhubleta ka qenë kryefjala e muzeut të Shkodrës në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.

Përveç ekspozimit të 4 xhubletave që janë pjesë e fondit të muzeut historik të Shkodrës, janë paraqitur edhe elemente artizanalë të saj. Artizania 72-vjeçare, File Kola na tregon për ruajtjen e kësaj trashëgimie brez pas brezi.

E kemi në gjak xhubletën, e duam xhubletën, jemi të dashuruar pas xhubletës.”

Përveç elementëve të krijimit të xhubletës, në muzeun e Shkodrës janë ekspozuar edhe format e krijimit të elementëve të të tjerë që vendosen si zbukurime në pjesën e përparme të xhubletës.

Me filigram janë realizuar gjithmonë kryesisht stoli dhe zbukurime, dekorime të xhubletës, që janë motive të ndryshme, vijnë motive florale kryesisht, shqiponja.”

Që prej vitit 2022, xhubleta është pjesë e listës së trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Xhubleta është një veshje tipike e grave në veri të Shqipërisë. Eshtë një fund në trajtë këmbane, që vjën e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme.

Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjerë.

Tv Klan