Kukësi, për “trenin” e fundit për Europë

Sfida Vllaznia-Kukësi mbyll javën e 23-të të Superligës. Nga rezultati i kësaj ndeshje varet shumë edhe renditja. Për shkodranët janë jetike 3 pikët për të mbajtur kreun, ndërsa verilindorët kanë trenin e fundit të shpresës për një vend në Europë.

Për herë të parë këtë sezon, klubi kuqeblu ka heshtur për shtyp. Vllaznia është përgatitur me disa ndryshime në formacion. Përpara Zogoviç, Shehi mund të mos startojë titullar dhe një vend në të majtë të mbrojtjes pritet ta marrë Kruja, i vendosur në prapavijë bashkë me Gurishtën, Adilin e Imamin.

Në mesfushë pritet rikthimi i Kalasë, me dyshimin nëse do të luajë në vend të Da Silvës apo Kaleziç. Nga sa është provuar në stërvitje, Krymi, Jonuzi e Imeri do të jenë sërish startues. Ndryshimi tjetër mund të jetë lënia në stol e Dilaver, për një mes Ardit Hoxhajt ose Cisesë.

Kukësi ka vetëm një mungesë të sigurt në ndeshjen e sotme. Mbrojtësi i majtë, Blerim Kotobelli, ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë i gatshëm. Sipas të gjitha gjasave, në vendin e tij do të luajë lituanezi Baravikas. Për këtë ndeshje rikthehet pas pezullimit për kartonë, kapiteni Agim Ibraimi, i cili bashkë me sulmuesin Patrik Eze, janë golashënuesit më të mirë të kampionatit, me nga 10 gola secili.

Tv Klan