Shkodranët janë ekipi i dytë që godasin portën

Vllaznia mbetet në krye të Superligës falë lojës së zhvilluar në 21 javët e para edhe pse diferenca me ndjekësin më të afërt, Partizanin është shkurtuar në 3 pikë.

Statistikat edhe në qarkullimin e topit favorizojnë skuadrën shkodrane sipas të dhënave nga platforma Wyscout që shfrytëzon Federata Shqiptare e Futbollit. Vllaznia qarkullon topi mesatarisht në 54.8% të kohës në ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Mbi 50% janë edhe Partizani, Tirana, Teuta e Kukësi. Por ky zotërim topi nuk reflektohet gjithmonë edhe te goditjet në portë, ku në vend të parë është Bylisi që ndiqet menjëherë nga Vllaznia që kanë mesatarisht mbi 12 goditje në portë në çdo ndeshje, përfshi Kukësin.

Duke u bazuar në këto të dhëna skuadrat e kryeqytetit Partizani dhe Tirana rrezikojnë më pak portën kundërshtare.

Tv Klan