6-0 fitoi vllaznia me Apoloninë në ndeshjen e luajtur në Fier. Shkodranët barazojnë Partizanin në krye të renditjes me 50 pikë. Skuadra e Thomas Brdaric gjeti avantazhin që në minutën e 15 me Da Silva,  8 minuta më dyfishoi Dilaver. Pjesa e parë e takimit përfundoi 3-0 pas golit të Hoxhaj.

Edhe 45-minutëshi i dytë foli për shkodranët, që duke e diskutuan në asnjë moment fitoren madje luajtën lirshëm duke shënuar edhe 3 herë të tjera. Ishte braziliani Da Silva, që realizoi dygolësh.

Tekniku gjerman pati luksin të aktivizonte edhe lojtarë të rinj, ndër të cilët edhe djalin e tij 21-vjeçar, Tim Brdariç i cili shënoi golin e 5 për Vllazninë.

Serinë e golave e mbylli Hoxha në fund të takimit. Kjo ishte fitorja më e thellë e Vllaznisë në kampionat.

Tv Klan