Humbja me Partizanin mbyll llogaritë

Superliga ka përcaktuar verdikte të tjerë. Vllaznia rrezikon ende pasi do të luajë “play out” për të qëndruar në Superligë.

Humbja 3 – 0 me Partizanin e bën të pamundur që të largohet nga vendi i tetë edhe pse duhet të luajë edhe një tjetër takim të këtij kampionati.

Bylisi me fitoren 2 – 0 me Luftëtarin siguroi mbijetesën, ndërkohë që si Luftëtari dhe Flamurtari kanë rënë javë më parë nga kategoria. Laçi ka të sigurtë vendin e tretë pas fitores 3 – 1 me Tiranën, ndërsa mund të arrijë edhe të dytin ku është Kukësi që barazoi pa gola me Skënderbeun në javën e 35. Teuta është e katërta me fitoren 3 – 2 me Flamurtarin në Vlorë.

Europa mund të arrihet me suksesin në Kupën e Shqipërisë, por edhe nga kampionati.

Tv Klan