Një 27-vjeçar i cili vodhi një postë private në rrugën “5 Maji” në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës është vendosur në pranga. Ordis Molla hyri në filialin e postës rreth orës 21:15 duke kërcënuar me thikë punonjësin, mori paratë e xhiros ditore dhe më pas u largua me motor.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes si dhe ka sekuestruar shumën e parave të vjedhura, thikën, veshjet dhe motorin e tij.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./tvklan.al