Një 30-vjeçare, ish-punonjëse e postës në Levan është arrestuar nga Policia e Fierit.

A.E. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 14.02.2020, i caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ajo akuzohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Sipas uniformave blu, nga periudha Janar 2019 deri në Shtator 2019, duke qenë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milion lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./tvklan.al