Një djalë i vogël gjashtë vjeçar nga Florida, ka vdekur nga tërbimi që ai kontraktoi pasi ishte gërvishtur nga një lakuriq nate i infektuar.

Babai i vogëlushit Ryker Roque tha se djali vdiq të dielën në një spital në Orlando.

Ai tha se ishte kujdesur për plagën e të birit, duke e dezinfektuar atë, por nuk e kishte dërguar në spital pasi djali kishte qarë, duke thënë se kishte frikë injeksionet. Rreth një javë më vonë, vogëlushi kishte pësuar mpirje në gishta dhe dhimbje koke dhe prindërit e tij e kishin dërguar në spital për një trajtim më të specializuar spitalor.

*Tërbimi është një sëmundje virale që shkakton pezmatim të trurit te qeniet njerëzore dhe kafshët me gjak të nxehtë. Simptomat e para mund të përfshijnë ethe dhe kruajtje në vendin e plagës. Këto simptoma ndiqen nga një ose më shumë prej simptomave të mëposhtme: përpëlitje të pakontrolluara, frika nga uji, paaftësi për të lëvizur pjesët e trupit, konfuzion dhe humbje të vetëdijes. Pas shfaqjes së simptomave, tërbimi pothuajse gjithmonë çon në vdekje.

Periudha kohore ndërmjet kontraktimit të sëmundjes dhe fillimit të simptomave është zakonisht nga një deri në tre muaj. Sidoqoftë, kjo periudhë mund të ndryshojë nga më pak se një javë deri në më shumë se një vit. Periudha varet nga distanca në të cilën virusi duhet të udhëtojë për të arritur sistemin nervor qendror.

Tërbimi është pothuajse gjithmonë fatal sapo të shfaqen simptomat. Një vaksinë e injektuar pas marrjes së plagës dhe para simptomave e parandalon sëmundjen pothuajse në çdo rast.

Tërbimi transmetohet te njerëzit nga kafshët e ndryshme. Tërbimi mund të transmetohet kur një kafshë e infektuar gërvisht ose kafshon një kafshë tjetër ose një qenie njerëzore./

tvklan.al