“Zgjodhi kandidate zëdhënësen e partisë së tij”

Partia Demokratike akuzon mazhorancën se po tenton të kap institucionin e Autoritetit të Medias Audiovizive.

Në një deklaratë nga selia blu, deputetja e zgjedhur, Albana Vokshi denoncoi vendimin e Komisionit Parlamentar të Medias për të përzgjedhur kandidaturat për postin e kryetarit të AMA-s, sipas saj në kundërshtim me ligjin.

“Në garën për kreun e AMA-s, me pseudokandidatë nëpunës shtetërore pa asnjë eksperiencë në fushën e medias apo fushat që përcakton ligji, në shkelje të afateve ligjore, Edi Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij dhe të PS për këtë post”, tha Vokshi.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë Komisioni i Mediave vendosi t’i çojë për votim seancës për kryetar të AMA-s kandidaturat e Armela Krasniqit dhe Alketa Dibrës.

Tv Klan