Fitoi tre ndeshje play-off me Erzenin

Partizani dominon skenën në volejbollin shqiptar. Pasi fituan Kupën e Shqipërisë për meshkuj e femra në volejboll, të kuqtë siguruan edhe titullin kampion. Ekipi i Ylli Tomorit mposhti 3-0 Erzenin në finalen e tretë play off të luajtur në luajtur në “Feti Borova”.

Që në dy setet e para pati epërsi në parket, duke i fituar ato me shifrat 25-18, 25-19. Erzeni tenton të rihapë ndeshjen në setin e tretë, por “zgjohet” vonë, pasi Partizani nuk toleron dhe fiton 25-23 e krejt takimin 3-0.

Të kuqtë i fituan të tre ndeshjet e luajtura duke siguruar matematikisht titullin e këtij sezoni

Kurorëzimi me trofe vjen pas një dominimi të të gjithë kampionatit. Pasi siguruan vendin e parë në Grupin B, të kuqtë u treguan të saktë dhe të përqendruar edhe në fazën finale.

Ky është suksesi i dytë sezonal për Partizanin, që një muaj më parë fitoi edhe Kupën e Shqipërisë.

Tv Klan