Pëllumbi: CEV na kërkon renditjen deri më 15 Korrik

Volejbolli dhe sportet në salla të mbyllura ende nuk kanë një leje dhe një datë kur mund të rinisin.

Federata po pret zhvillimet për të vendosur vijueshmërinë. Presidenti i saj Erlind Pëllumbi rendit disa variante që janë përgatitur.

“Kemi disa skenarë, nëse do të fillojë atje ku u ndërpre, nëse do të ndërpritet tani dhe të merret renditja e fazës së parë, nëse do t’i rikthehemi me 4 ekipe vetëm për fazën play off”.

Federata Europiane e Volejbollit ka vendosur edhe një datë finale për të dorëzuar renditjet e kampionateve.

“Data që na është vendosur nga CEV që të dërgojmë ekipet që do të marrin pjesë në kupat e organizuara prej tyre është 15 Korriku”.

Federata Shqiptare e Volejbollit do të organizojë dhe një asamble për të dëgjuar variantet e klubeve. Por Erlind Pëllumbi ka dhe një propozim duke parë zhvillimet në Shqipëri nën Covid-19.

“Unë mendoj që me hapjen e shërbimit urban nuk mendoj se te volejbolli është problem”.

Tv Klan