Von der Leyen mbështet hapjen e negociatave

Von der Leyen mbështet hapjen e negociatave

14:49 17/07/2019

Mesazh inkurajues për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Një ditë pas zgjedhjes Presidente e Komisionit Europian, Ursula fon der Leyen publikoi axhendën e saj për Europën, duke konfirmuar linjën e presidencës së shkuar për hapjen sa më shpejt të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Dua të ripohoj perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e vazhdueshëm të reformave përgjatë rajonit. Ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe të njëjtat sfida. Do të ndërtojmë të njëjtën të ardhme së bashku. Unë e mbështes plotësisht dhe i qëndroj në krah propozimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha presidentja e KE-së.

Mesazhi kryesor i fjalimit të saj për të bindur eurodeputetët, ishte forcimi i Europës, që ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes e sheh edhe përmes zgjerimit të BE-së.

Europeiste, e lindur në Bruksel, pikërisht aty ku do të ketë zyrën e saj, Ursula fon der Lajen hyri në histori si e para grua që do të drejtojë Komisionin Europian.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT