Autoritetet britanike kanë arrestuar një person i dyshuar për një vrasje në Spanjë, i cili udhëtonte së bashku 17 emigrantë shqiptarë, të cilët po tentonin të futeshin ilegalisht në Britani.

Sipas BBC, 55 – vjeçari britanik u ndalua sëbashku me grupin e emigrantëve shqiptarë në Sussex.

17 shqiptarët e ndaluar, indentiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, mësohet se janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Policia e Sussex i ndaloi këta persona pasi forcat policore të Hampshire ngritën alarmin për një jaht që po vinte në port.

Një zëdhënës i policisë së Sussex tha se çështja tashmë po hetohet nga zyra e emigracionit. /tvklan.al