43-vjeçari Hektor Mahmutaj ka futur në konflikt autoritetet britanike. Drejtësia shqiptare ka lëshuar prej 2 dekadash një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, pasi e ka dënuar me 25 vite burg për një vrasje të kryer në Fier në Korrik të 1997-ës.

Së fundi ai është arratisur, pas vendimit të fundvitit të kaluar të Ministrit të brendshëm për t’a ekstraduar në Shqipëri. Shqiptari theu lirinë me kusht të dhënë nga Gjykata e Uestminsterit në Londër në Tetor të vitit të kaluar, që ia delegoi vendimin për ekstradim Ministrisë së Brendshme pasi ky institucion nuk kishte kompetencë për të vendosur për rastet e ekstradimeve jashtë Bashkimit Europian. Por autoritetet nuk kanë asnjë ide ku ndodhet edhe pse e mbanin nën monitorim të vazhdueshëm.

Mahmutaj i ka shpëtuar disa herë ekstradimit drejt Shqipërisë, me argumentimin se përbënte shkelje të të drejtave të njeriut, duke pretenduar se i rrezikohej jeta në rast riatdhesimi. Shqiptari është vënë disa herë në pranga nga policia britanike, grabitje, armëmbajtje pa leje e për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Shumë prej dënimeve u ka shpëtuar falë identiteteve të falsifikuara. Në Gusht të 2017-ës, ai u ndalua në Holandë edhe pse autoritetet britanike ia kishin ndaluar daljen jashtë vendit. Zyrtarët holandeze nuk e ekstraduan në Shqipëri por e rikthyen në Britani.

Mahmutaj ndodhet në Britani të Madhe prej Dhjetorit 1997, pasi vrau bariun 28-vjeçar Gentjan Jahaj në një fshat të Fierit pas një sherri banal për bagëtitë që kishin bllokuar rrugën.

Tv Klan