Grei Bihuci u qëllua pas një konflikti për motive të dobëta

Dy kushërinjtë Florjan dhe Klajdi Muka do të qëndrojnë në burg pa afat me vendim të Gjykatës së Fierit, si autor të vrasjes së shtetasit Grei Bihuci dhe plagosjes së shokut të tij Olti Serjanaj.

Ata akuzohen nga prokuroria për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armve të ftohta, teksa u shoqëruan në ambientet e gjykatës me forca të shtuara të policisë.

Hetimet treguan se ngjarja ishte pasojë e një konflikti të nisur disa kohë më parë nga shtetasi Florjan Muka dhe një tjetër personi pikërisht për thikën që u përdor në ngjarjen e rëndë.

Konflikti ishte përshkallëzuar gjatë kohës me sherre fizike dhe verbale me dy palëve, teksa në datën 11 Mars, teksa do të takoheshin për t’u sqaruar, sipas dëshmive të mbledhura Floriani ka qëlluar me thikë ndaj 19-vjeçarit Bihuci.

Ky i fundit ishte në këtë takim jo si i përfshirë direkt në konfliktin që përfundoi në mënyrë tragjike paraditën e 11 Marsit në qendër të qytetit të Fierit.

Tv Klan