Të tjera detaje dalin nga ngjarja e rëndë e vrasjes së gruas në Kosovë mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

Sipas mediave të Kosovës, viktima raportohet se është bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit kur ky i fundit ka qenë President i Kosovës. Ajo ka qenë se bashku me familjen e saj në makinë.

Policia e Kosovën bën të ditur se viktima ishte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.

Autori, ende i paidentifikuar, i ndaloi dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë. Më pas i qëlloi me armë zjarri duke lënë të vdekur gruan.

Ndërsa bashkëshorti arriti të largohej së bashku me fëmijët e tyre.

Ai konsiderohet edhe dëshmitari kyç për ngjarjen që i ka treguar policisë dinamikën.

Policia që shkoi në vendngjarje konstatoi vdekjen e gruas.

Lidhur me hetimet, autoritetet kosovare janë duket hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes.

Krimi i rëndë dyshohet ka ndodhur gjatë grabitjes.

/tvklan.al