Ministria e Jashtme greke ka reaguar ashpër për vrasjen e Konstandin Kaçifës. Në deklaratën për mediat, konsiderohet “e papranueshme” që operacioni përfundoi me humbjen e një jete njerëzore.

Ministria e jashtme greke shkruan se i gjithë incidenti në Bularat është ndjekur në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare. Deklarata përfundon me kërkesën që autoritetet shqiptare të zbardhin të plota rrethanat në të cilat humbi jetën qytetari grek.

Ndërsa për partinë më të madhe opozitare greke Demokracia e Re, Konstantinos Kaçifa e pagoi me jetën e vet patriotizmin e tij. Në një deklaratë për shtyp, thuhet se ai po ngrinte flamurin grek në varrezat e të rënëve të luftës në Bularat. Demokracia e Re bën thirrje qeverisë greke të reagojë me një notë energjike ndaj qeverisë shqiptare, që duhet të sqarojë rrethanat e ngjarjes. Deklarata i bën thirrje minoritetit grek në Shqipëri që të ruajë gjakftohtësinë.

Tv Klan