Mehdi Kavaja, 60-vjeçari nga Shkodra dyshohet se është ekzekutuar nga vrasës profesionistë.

Një dyshim të tillë kanë ngritur hetuesit nisur nga rrethanat e krimit, por ndërkaq ende nuk ka një pistë ku po hetohet në lidhje me këtë krim. 60-vjeçari me profesion axhustator, u qëllua nga një armë lloji i së cilës ende nuk është përcaktuar.

Të afërmit mohojnë që njeriu i tyre të ketë pasur ndonjë konflikt, çka vështirëson hetimin. Mehdi Kavaja, ishte një riparues dyersh makinash dhe bravash prej vitesh në Shkodër.

Ai ndodhej i vetëm në punishten e tij në lagjen Tophane, ku edhe u gjet i pajetë. Të afërmit i thanë policisë se rreth orës 15:30 të të hënës kishin dëgjuar një krismë, por nuk dyshuan.

Fillimisht u dyshua për një hemorragji celebrale, por pas kryerjes së trupit u vërejt një plagë pas kokës nga edhe u gjet një plumb. Deri tani nuk ka një pistë kryesore të hetimit pasi nga verifikimet Kavaja nuk njihej si një person me konflikte te hapura.

Tv Klan