Vritet biznesmeni i njohur në Bosnjë e Hercegovinë

Slavisha Kruniç

Vritet biznesmeni i njohur në Bosnjë e Hercegovinë

17:52 23/04/2019

Biznesmeni i njohur në Bosnjë e Hercegovinë, Slavisha Kruniç, është vrarë nga një pritë që iu bë afër shtëpisë së tij në Banja Llukë. Mediat lokale raportuan se ekzekutimi ndodhi në stilin mafioz. Njëri nga sulmuesit dhe një truproje i tij mbeten gjithashtu të vrarë.

Policia tha se sulmuesi i dyshuar, që u identifikua pas vrasjes, ka të kaluar kriminale si dhe ka qenë 11 vite në burg për vjedhje. Policia gjithashtu njoftoi se e ka identifikuar sulmuesin tjetër dhe se është vënë në ndjekje të tij.

Motivi i vrasjes ende nuk është i qartë.

Kruniq ka pasur në pronësi disa biznese, përfshirë një kompani sigurimi, shërbime të teknologjisë informative si një rrjet të dyqaneve të bukës.Disa vjet më parë, Kruniç u ankua publikisht se ai ishte nën presion nga “dikush prej skenës politike” për të shitur bizneset e tij.

Korrupsioni dhe krimi janë probleme të mëdha në Bosnje.

Organizata “Global Transparency International” e ka renditur Bosnjën midis vendeve më të këqija në Evropë në indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2018./REL

Të ngjashme
UKT