Kryeministrja italiane Girgia Meloni e ftuar në emisionin “Mattino Cinque” në Canale 5 e ka mbrojtur sërish homologun e saj shqiptar, Edi Rama, lidhur me çështjen e marrëveshjes mes dy vendeve për ndërtimin e dy qendrave të pritjes për emigrantët. Meloni shprehu keqardhjen për sulmet e pahijshme ndaj Ramës nga e majta italiane.

“Modeli që krijuam me Shqipërinë për përballimin e fluksit të rrefugjatëve po funksionon. Ne e arritëm marrëveshjen me qeverinë shqiptare të cilën dua ta falenderoj edhe një herë publikisht. Më vjen shumë keq për sulmet e pahijshme që po merr kryeministri Rama nga e majta italiane dhe ajo europiane për arritjen e kësaj marrëveshjeje për të ndihmuar Italinë. Ne do ti përpunojmë kërkesat për azil në territorin shqiptar nën juridiksionin italian. Ky është një model tërësisht inovativ. Çfarë përfitojmë ne? Do të përfitojmë nga lehtësimi i presionit në territorin italian dhe sipas meje do të ketë një efekt bindës për dekurajuar migrantët e mundshëm të paligjshëm. 

Meloni tha se kjo marrëveshje do të jetë një model i suksesshëm për të gjithë Evropën e bashkuar për zgjidhje të qëndrueshme për të frenuar emigracionin ilegal.

“Kur ne arritëm këtë marrëveshje zotërinjtë e së majtës italiane dhe gazetarët që i përkrahin u përpoqën t’i shqyenin xhaketat komisionerëve evropiane duke ju thënë që ajo marrëveshje shkel shtetin e së drejtës. Italia sipas tyre po fynte parimet evropiane. E dini çka ndodhur aktualisht janë 15 shtete evropiane nga 27 gjithsej që i bëjnë thirrje komisionit të ri evropian që të përdoret modeli i hartuar nga Italia në marrëveshje me Shqipërinë për tu përballur me emigracionin ilegal. Zgjidhjet pragmatiste si kjo realizohen kur arrijnë të përkrahen nga bashkëbisedues të denjë. Ky do të jetë një model i suksesshëm për të gjithë Evropën e bashkuar për zgjidhje të qëndrueshme.”

Klan News