Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Girona të Spanjës. Mediat e huaja nuk bëjnë të ditur identitetin e tij, por shkruajnë se kanë nisur hetimet për atentatin i cili dyshohet se ka lidhje me trafikimin e drogës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 19:00. Dyshohet se 3 persona e kanë qëlluar shqiptarin në pjesën e pasme të kokës dhe më pas janë larguar me një “Audi” në ngjyrë të zezë. Ai është ‘braktisur’ në urgjencën e një spitali, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Spitali ku ndërroi jetë shqiptari

Mësohet se këtë të Hënë në stacionin e policisë Mossos D’Esquadra në Lloret de Mar është dorëzuar një person, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasje. Ende nuk dihet roli i këtij të fundit, ndërsa vijojnë kërkimet për të arratisurit e tjerë.

/tvklan.al