Me anë të një letre, Presidenti Aleksandër Vuçiç u është drejtuar serbëve të Kosovës që të mos ndërmarrin asnjë nismë personale të shtunën, ditën kur Kosovës i skadon afati për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Letra e Presidentit Vuçiç për vetëkontroll, vjen pas zërave në rritje për një skenar të shpalosur nga eksponentë të Kishës Ortodokse në Kosovë, se serbët po planifikonin të shpallnin autonominë e tyre të dielën, më 5 Gusht.

Tv Klan