Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Islandën Jugore për shkak të një tjetër shpërthimi vullkanik në Gadishullin Rejkjanesh, i katërti që nga Dhjetori.

Mendohet të jetë shpërthimi më i fuqishëm deri tani. Llava ka arritur në mbrojtjen lindore rreth qytetit Grindavik. Njerëzit janë zhvendosur gjithashtu nga Laguna Blu. Llava po shkon drejt një termocentrali gjeotermik, i cili siguron ujë të nxehtë për pjesën më të madhe të gadishullit Rejkjanesh.

Pamjet e shpërthimit tregojnë re tymi dhe magma që rrjedh duke mbuluar një pjesë të madhe të qytetit. Shpërthimi nuk ka prekur aeroportin kryesor ndërkombëtar, i cili shtrihet në veri-perëndim të Grindavik.

Islanda, afërsisht sa shteti amerikan i Kentakit dhe ka më shumë se 30 vullkane aktive, duke e bërë ishullin e Evropës Veriore një destinacion kryesor për turizmin. Në vitin 2010, retë nga vullkani në jug të Islandës u përhapën në pjesë të mëdha të Evropës, duke bllokuar rreth 100,000 fluturime dhe duke detyruar qindra islandezë të evakuohen shtëpitë e tyre.

Shkencëtarët kanë frikë se shpërthimet mund të vazhdojnë për dekada dhe autoritetet islandeze kanë filluar të ndërtojnë diga për të devijuar rrjedhat e lavës larg shtëpive dhe infrastrukturës kritike.

Tv Klan