Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Rumani ku u prit nga Kryeministrja Dancila dhe homologu i saj, Fifor. Gjatë takimit me ministrin rumun të Mbrojtjes, Xhaçka dhe Fifor shprehën angazhimin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Po kështu, dy ministrat ranë dakord për një bashkëpunim të ri mes Shqipërisë dhe Rumanisë në fushën e mjekësisë ushtarake dhe për trajnimin e përbashkët të forcat speciale dhe ato detare.

Ndërsa në takimin që Xhaçka pati me Kryeministren Dancila, u diskutua për mbështetjen e Rumanisë ndaj Shqipërisë në procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo për shkak se vitin e ardhshëm Rumania do të marrë Presidencën e BE-së.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes mori pjesë edhe në një seancë plenare në Parlamentin rumun.

/tvklan.al