Peng Shuai akuzoi një politikan të rëndësishëm kinez për abuzim seksual më 2 Nëntor

Shqetësimet janë rritur së tepërmi për shkak të zhdukjes së një prej tenisteve më të suksesshme të Kinës, Peng Shuai, pasi ajo akuzoi një figurë të njohur politike të vendit për abuzim seksual.

Personazhe të rëndësishëm ndërkombëtar të tenisit kanë bërë thirrje që të gjendet 35-vjeçarja, për të cilën nuk dihet vendndodhja që prej datës 2 Nëntor.

Ajo denoncoi ish-zëvendës-kryeministrin Zhang Gaoli, 75 vjeç, se e kishte detyruar atë 3 vite më parë në shtëpinë e tij që të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirë.

Postimi në rrjetin social popullor Ueibo u hoq nga censura, por sërish tërhoqi vëmendje të madhe.

Të tjera informacione u zhdukën në internet, në lidhje me kampionen e Uimbëlldonit për çifte të vitit 2013.

Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka kërkuar që qeveria kineze të kryejë një hetim të plotë, të drejtë dhe transparent për akuzat.

Federata Kineze e Tenisit siguroi se sportistja ishte e sigurt dhe ndaj saj nuk kishte asnjë kërcënim.

Por institucioni kryesor i tenisit në botë njoftoi se nuk po arrin të kontaktojë dot me Shuai-n.

Klan News