Shkëlqim Demishaj, drejtori i shkollës 9-vjeçare “Feride Begaj” në Gorishovë të Fierit, ka qenë më parë mësues në këtë shkollë edhe ishte hequr nga puna për veprime të turpshme.

Ish-drejtoresha e kësaj shkolle tregon se si mësuesi që ajo largoi nga shkolla për shkelje në punë dhe veprime të turpshme, papritur u bë drejtor në këtë institucion arsimor.

“Në Janar të vitit 2019 në bazë të urdhrit që nxorri zonja Beci, unë ulem në detyrë dhe kaloj në pozicionin mësuese në këtë shkollë. Në momentin kur ndodhën gjithë ndryshimet e infrastrukturës kur Drejtoritë Rajonale po shkriheshin dhe po krijoheshin strukturat e reja, ndodh dhe çudia tjetër. Na rikthehet z.Shkëlqim Demishaj drejtor në shkollë. Në Qershor të vitit 2019 unë sëmurem dhe shtrohem në spitalin Fier, ku qëndroj për dy javë. Pasi kthehem nga spitali, drejtori kishte përgatitur gjithçka për të më pushuar nga puna për arsye se sipas tij kisha munguar pa leje. Ndërkohë që në postën elektronike të shkollës unë e kam njoftuar në vijimësi. Kishte mbledhur dhe bordin e institucionit arsimor duke bërë zgjedhjet pasi ka marrë udhëzimet patjetër nga ZVA, po hakmarrej.

Në bazë të dispozitave normative kur mësuesi mungon me arsye, zëvendësohet ora nga drejtori i shkollës duke bërë një orar tjetër dhe duke vënë në këtë orë mësues që janë pushim ose ashtu si e mendon drejtori i shkollës. Gjë që konkretisht me mua nuk ka ndodhur. Gjatë kohës që kam qenë me raport mjekësor nuk është zëvendësuar asnjë orë. Gjithashtu, dhe kohën kur jam në procese gjyqësore, orët humbasin. Nuk e di, drejtori i shkollës nëse për vete i hedh temat ditën që është prezent me mua në Gjykatën Administrative Vlorë? I kishte korrigjuar datat. Drejtori i shkollës nëse do korrigjojë regjistrin ka rrugë dhe mënyra të tjera për ta vërtetuar nëse e ka marrë ditën e punës se është listë prezenca, është llogaria bankare. Ka plot mënyra. Drejtori është “Perëndia” këtu tek ne, është ligji, është gjithçka”, shprehet ish-drejtoresha.

Emisioni “Stop” denoncon se për shkak të lidhjeve të Shkëlqim Demishajt me Partinë Socialiste, ai u emërua drejtor në shkollën 9-vjeçare. Gjithë këtë karrierë, Shkëlqim Demishaj e ka arritur edhe falë Zyrës Arsimore të Fierit dhe drejtueses së kësaj zyre, Yllka Becit. Me urdhër së saj, ZA Fier nuk e apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Shkëlqim Demishajn, në kundërshtim me detyrimin ligjor.

Gazetari i emisionit “Stop” shkoi në Zyrën Arsimore të Fierit për t’u takuar me drejtoreshën. Kjo e fundit e pranoi në takim, por pa praninë e kameras. Megjithatë, biseda me drejtoreshën u regjistrua me mënyra alternative. Gjatë komunikimit me gazetarin, Yllka Beci pranon faktin që në të njëjtën shkollë, aty ku është drejtor Shkëlqim Demishaj, punon si mësues edhe vëllai i tij Amid Demishaj.

Pavarësisht nepotizmit me punësimet dhe shkeljeve që ka bërë në detyrë Shkëlqim Demishaj kur ka qenë mëesues, drejtoresha e Zyrës Arsimore të Fierit justifikohet duke thënë se “drejtori për pak muaj do të dalë në pension”.

Gazetari- Zonja Beci?

Drejtoresha, ZVA Fier -Mirëmëngjes!

Gazetari- Mirëmëngjes!

Drejtoresha, ZVA Fier -Si jeni?

Gazetari- Mirë!

Drejtoresha, ZVA- Fier- Unë kryej detyrën time institucionale…

Gazetari– Po nuk e ke kryer, pra!

Drejtoresha, ZVA Fier – Atëherë do ta kryej patjetër, pse s’e kam kryer? Zotëria mund të vazhdojë dhe ti të futesh brenda!

Gazetari- Si të vazhdojë zotëria?

Drejtoresha, ZVA Fier – Zotëria mund të vazhdojë të qëndrojë jashtë dhe ju urdhëroni hyni brënda!

Gazetari- Ok!

Drejtoresha, ZVA Fier – Faleminderit zotëri!

Drejtoresha, ZVA Fier – Mund ta largosh këtë mjetin tënd të punës!(mikrofonin)

Gazetari – Të lutem! Unë jam gazetar dhe s’mundem…

Drejtoresha, ZVA Fier –Ti je gazetar dhe unë respektoj të gjithë gazetarinë, si një media shumë prestigjoze në rastin tuaj, që investigon problematika të qytetarve edhe më gjërë, por juve duhet të respektoni edhe personin, që keni përballë, i cili ka disa të drejta. Apo jo?

Gazetari- Absolutisht! Më thuaj, ku t’i kam shkelur të drejtat?

Drejtoresha, ZVA Fier – Patjetër! Nuk të thashë, që më ke shkelur të drejtat…

Gazetari- Nga investigimi na doli, që këtë emërim e keni bërë ju. Shkëlqim Demishaj ndërkohë, që kemi në 2016-ën procedurat për shkarkimin nga puna për sjellje jo etike…

Drejtoresha, ZVA Fier – Drejtorit të kujt të lutem?

Gazetari- Të Gorishovës!

Drejtoresha, ZVA Fier-Shiko! Do t’ju kërkoj një gjë, që besoj që…

Gazetari- Sepse kudo që del, del emri juaj…

Drejtoresha, ZVA Fier – Si del emri im?

Gazetari- Domethënë, që  e keni punësuar ju si drejtor, e keni çuar ju, si nëndrejtor në shkollën Cakran.

Drejtoresha, ZVA Fier – Së pari Genc, më lejo, që të të them, që drejtori ka një moshë 64-vjeçare. Atëherë drejtori ka një moshë 64-vjeçare dhe për pak muaj ka një dalje në pension, kështu që duke menduar kështu, ne të dy së bashku në këtë komunikim institucional, që po bëjmë…Drejtori ka qenë mësues i atij institucioni për vite vite me radhë. Sigurisht, që në atë institucion, është edhe vëllai i tij dhe absolutisht nuk ka, si të mohohet, si të.., sepse është fakt.

Gazetari- Ju e keni punësuar drejtorin?

Drejtoresha, ZVA Fier – Po pra, s’është mohim, që e kam punësuar. Këtu në zyrë kam edhe juristen, e cila është pjesë mbikqyrëse e gjithë proceseve gjyqsore dhe gjithë problematikave nga ana ligjore dhe juridike, që ka institucioni në fjalën tonë, e nisëm me Shkëlqim Demishaj dhe ti do një informacion, pse është emëruar në krye të institucionit Gorishovë. Patjetër, që do ta kthejë përgjigjen juristja nga ana ligjore.

Juristja, ZVA Fier- Unë kam vetëm diçka për gazetarin! Do doja shumë, që të jepja një informacion të detajuar për gjithë informacionin, që ju kërkoni. Së pari po ju informoj, që praktika e punësimit dhe uljes në detyrë, është në një procedurë gjyqësore, deri sa të shprehet gjykata…

Gazetari- Jeni tërhequr, jeni tërhequr fatkeqësisht, ia hapët vëndin, që të vinte drejtor ai…

Juristja, ZVA Fier- Jo, jo! Tani n.q.s, nuk më lejon të shprehem…

Gazetari- Nga Apeli Administrativ nuk jeni tërhequr juve, unë kam shkresën, që ju jeni tërhequr.

Drejtoresha, ZVA Fier-Jo Genc, jo! Po pse s’e lejon, që të përfundojë?

Gazetari- Pse jeni tërhequr nga gjyqi tek Apeli Administrativ, Tiranë?

Juristja, ZVA Fier- Ka një procedurë ligjore, e cila përcakton, ku secila nga palët e iniciuar në proces, ka të drejtën e inicimit të procesit dhe daljes nga procesi.

Gazetari- Ju jeni edhe juriste, e keni detyrim apelimin, prandaj e keni apeluar, më kupton? Sepse ai e ka fituar në shkallë të parë.

Juristja, ZVA Fier- Cili e ka fituar?

Gazetari – Shkëlqimi e ka fituar gjyqin edhe drejtoria arsimore e ka  bërë apelimin edhe po të kishte humbur, ju e keni detyrim, sepse është procedura administrative, është detyrim, që cdo vendim i shkallë së parë, institucionet shtetërore i apelojnë.

Juristja, ZVA Fier- Tani, ju nuk po më lejoni të flas dhe unë mund të largohem atëherë!

Gazetari- Unë po të them, pse jeni tërhequr? Arsyeja, pse jeni tërhequr! Këtë dua! Kaq!

Juristja, ZVA Fier- Mund të më japësh kohë, të të bëj informacionin zyrtar?

Gazetari- Po ti e di, je juriste, e di në majë të gishtave. Je tërhequr për këtë arsye.

Gazetari- E shikon, që e mbuloni e para znj. Beci?!

Drejtoresha, ZVA Fier – Jo pra, jo! S’është fare e vërtetë!

Gazetari- Sepse është pjesë e Partisë Socialiste dhe nuk duhet të funksionojë në sistemin arsimor kjo praktikë.

Drejtoresha, ZVA Fier – Nuk është aspak e vërtetë.

Gazetari – Është!

Drejtoresha, ZVA Fier –Genci, unë nuk të lejoj fare, sepse nuk është aspak e vërtetë!

Gazetari – Është!

/tvklan.al