Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ish-bankierit: Shqiptari u kap duke…


Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ish-bankierit: Shqiptari u kap duke…

13:29 31/07/2021

Kur karabinierët hynë në apartamentin e tij, e gjetën Paulin Meçajn gjysmë të zhveshur duke larë një bluzë. Jo një bluzë çfarëdo, por një të ngjashme me atë që kishte veshur vrasësi, sipas filmimeve të kamerave të sigurisë ku shihej duke qëlluar dy herë mbi ish-bankierin Giovanni Caramuscia.

Veshja, një bluzë polo e zezë me jakë të bardhë, vijëzime të bardha te mëngët dhe një rreth të bardhë në anën e majtë të kraharorit, ndodhej në lavaman.

“Përpara mbërritjes tuaj po laja rrobat. Bluzja e zezë është e lagur sepse po e laja. Sot nuk kam dalë. Kam qëndruar gjithë ditën në shtëpi”, ishin fjalët që iu tha Meçaj policëve që trokitën në derën e tij menjëherë pas vrasjes.

Dyshimi që autori i krimit jetonte pranë vendngjarjes, u ngrit pas dëshmisë së një të riu që tha se kishte parë dikë të shkonte drejt një pusi me një çantë të bardhë në dorë dhe të kthehej duarbosh.Ky fakt tregonte që ky person e njihte vendin. Në atë çantë, u gjendën rrobat e veshura nga banditët që vranë ish-bankierin. E njëjta gjë vlen për atletet e markës “Adidas”, të gjetura gjatë kontrollit të shtëpisë.

Nuk mbaron me kaq, pasi në shtëpi u gjet një pistoletë, e njëjtë me kalibrin e asaj me të cilën ishte vrarë viktima. Në njërin nga celularët e Meçaj, ndodheshin foto dhe video në të cilat shfaqej ai duke u ushtruar me armën. Nga një kontroll parësor i celularit, dallohen kontakte me Andrea Capone, 28-vjeçarin nga Lequile, i cili konsiderohet si bashkëpunëtor i tij dhe është arrestuar githashtu për vrasjen e ish-bankierit.

Vrasja e Giovanni Caramuscia ndodhi mesin e Korrikut në qytetin e Leçes në Itali. Ai u vra teksa doli nga makina dhe po shkonte drejt një bankomati për të tërhequr para. E gjithë skena ka ndodhur në sy të bashkëshortes së italianit./tvklan.al







Të ngjashme