Ekipet e shpëtimit zbuluan shenja jete nën rrënoja

Pati shpresa për të mbijetuar nën rrënojat e një godine të shkatërruar nga shpërthimi i një muaji më parë në Bejrut.

Ekipet e shpëtimit thanë se kishin marrë shenja jete nën rrënoja duke bërë që shumë të besojnë tek një mrekulli, por pas 2 ditësh kërkimi duket se tashmë shpresat janë zbehur.

Ishte një grup kërkuesish kilianë që thanë se një qen i specializuar dhe sensorët zbuluan shenja të mundshme të jetës, por deri tani kërkimet nuk kanë dhënë asnjë gjë konkrete.

Shpëtuesit thanë se kanë hapur 3 tunele nën rrënoja, por nuk gjetën shenja jete. Bejruti mbajti 1 minutë heshtje të premten për të kujtuar 200 viktimat që shkaktoi shpërthimi i një muaji më parë. Mijëra të tjerë u plagosën nga shpërthim i 2750 tonë nitrat amoni.

Pati një zemërim popullor për arsyet se si një sasi kaq e madhe materiali të rrezikshëm ruhej në gjendje pasigurt kaq pranë banesave. Edhe dorëheqja e qeverisë libaneze nuk arriti të qetësojë protestuesit që u përleshën për netë me radhë me policinë. 7 persona u zhdukën pas këtyre protestave.

Tv Klan