Studimet e mëparshme ishin përqendruar vetëm tek një gjen, por kjo tashmë është hedhur poshtë

Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka zbuluar 50 gene të reja që përcaktojnë ngjyrën e syve, në të gjitha nuancat e saj. Në një artikull të publikuar në revistën ”Il Giornale” tregohet se si analiza e gjenomit të 192 986 individëve europianë nga 10 popullata të ndryshme bëri të mundur identifikimin e 61 rajoneve të ndryshme gjenomike, nga të cilat 50 deri tani të panjohura, të cilat kontribuojnë në përcaktimin e ngjyrës së syve.

Studimi kontribuoi për të kapërcyer përfundimisht mendimin e kanalizuar vetëm në një gjen nga studimet e mëparshme, të cilat besonin se ndryshimi në ngjyrën e syve përcaktohej vetëm nga një gen, që e bënte ngjyrën kafe të syve mbizotëruese mbi atë blu. Sipas Giorgia Girotto studiuese në Departamentin e Shkencave Kirurgjike Mjekësore dhe Shëndetit të Universitetit të Triestes, ky studim ka lejuar të kuptohet natyra e nuancave të shumta që mund të karakterizojnë sytë.

Ngjyra rezulton të jetë një tipar poligjenik, e përcaktuar nga ndërveprimi i disa gjeneve. Disa nga këto janë më të përfshira, të tilla si gjeni OCA2 që kontrollon sintezën e melaninës dhe gjenin HERC2, të përfshirë në pigmentim, por nuk janë të vetmit”, ka theksuar ajo.

Klan News